Ju raftë Covidi atyre që ma premtuan votën e s’ma dhanë

229

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Haki Morina, ka reaguar ndaj të gjithë atyre votuesve të cilët ia kanë premtuar votën, por që nuk ia kanë dhënë atë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai është lutur që të sëmurën me Covid dhe me sëmundje të tjera të gjithë ata që ia kanë premtuar votën e nuk ia kanë dhënë

“Ata që pa ju thënë ma kanë premtu votën, e s’ma kanë dhënë, ju raftë kanceri, sida dhe Covid-19”, ka shkruar Morina në llogarinë e vet në “Facebook”.