Nuk do të lejohen grumbullimet për Ditën e Verës! Policia shtrëngon masat ndaj qytetarëve

198

Policia ka shtrënguar masat për Ditën e Verës për të mos lejuar grumbullimet me jo më shumë se 10 persona.

Sipas informacioneve për mediat, pritet të ketë një shtim të patrullave për monitorimin e situatës në terren.

Gjithashtu do të jenë në vëzhgim të gjithë qytetarët që të mbajnë maskën, gjatë qëndrimit në ambientet jashtë shtëpisë.

Edhe në lokale nuk do të lejohen grumbullimet masive në tavolina gjatë Ditës së Verës.

Siç janë përcaktuar rregullat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nuk do të3 lejohen aktivitetet dhe grumbullimet pas orës 20:00.