Një tjetër lajm i hidhur për sportin! Ndërron jetë papritur legjenda e boksit

117

Ish-kampioni i padiskutueshëm i botës në peshat e mesme, Marvin Hagler, ka vdekur në moshën 66-vjeçare. Familja e tij njoftoi se ai vdiq papritmas.

Amerikani e mbizotëroi divizionin e kategorisë së mesme nga viti 1979 deri kur pësoi humbje nga Sugar Ray Leonard në prill të vitit 1987.

“Sot, fatkeqësisht bashkëshorti im Marvelous Marvin vdiq papritmas në shtëpinë e vet këtu në Neë Hampshire”, ka thënë bashkëshortja e tij Kay Hagler.

Hagler i zhvilloi 67 luftëra gjatë karrierës së vet profesionale që zgjati 14 vjet.

Ai i fitoi 62 prej tyre, 52 me nokaut, deri barazoi në dy të tjera dhe u mposht tri herë.