Dashamir Shehit ia shtrojnë me raki e qepë të njoma në “Opinion”

335

Dashamir Shehi ka qenë i ftuari i radhës në spektaklin e humorit Klanifornia në Tv Klan këtë të shtunë.

Në studion e “Opinion Klanifornia” përballë Albano Bogdos, Dash Shehit ia shtruan sipas zakonit të familjeve tiranse.

Albano Bogdo: Ngaqë ta kam fiksim, të vlerësoj shumë, fola me z.Frangaj, me pronarin e Klanit, dhe ai më siguroi një buxhet ekstra për t’iu mirëpritur, një buxhet mezi e miratoi, 1600 Lekë të reja, 16 mijë Lekë te vjetra, që t’ju prisnim siç duhej.

Albano Bogdo: Z.Shehi vetëm lëngun e portokallit, këto të tjerat janë të miat.

Dashamir Shehi: Jemi në fushatë se kisha për t’u ulur.

Albano Bogdo: E kuptoj që jeni në fushatë dhe nuk ju lejohet, por mua ma bëni hallall, unë nuk jam tirans por do e bëj si tiransit që të ndiheni ju komfort, po pi unë që të ndiheni ju komort, po ha unë që të ndiheni ju komfort. Po farmakosem unë me hudhra që të ndiheni ju komfort. Sa të mira janë qepët. /tvklan.al

https://youtu.be/DghGBuSyvXg