Tom Doshi, i pari në listat e PSD në Shkodër dhe Tiranë

67

Tom Doshi kryeson listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialdemokrate në Shkodër dhe Tiranë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Një muaj më parë, ambasadorja Yuri Kim bëri thirrje që emra si Tom Doshi nuk duhet të jenë në listën e kandidatëve në zgjedhje, duke theksuar se “votuesit shqiptarë meritojnë më shumë”.

3 vite më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit e vendosi në “listën e zezë” Doshin, duke i ndaluar hyrjen në SHBA për shkak të akuzave për korrupsion.