Nuk është në listat e PD/ Genc Pollo: Nuk e gjykova të përshtatshëm kandidimin

214

Emri i Genc Pollos nuk është në listat e Partisë Demokratike.

Ish-deputeti Pollo reagoi duke deklaruar se kishte vendosur vetë të mos kandidonte pasi rrethanat nuk i janë dukur të përshtatshme.

Ai uroi në “Facebook” që PD të arrijë fitoren në 25 prill.

“Unë vendosa të mos kandidoj për deputet në listat e Partisë Demokratike mbasi mundësitë e rrethanat e ofruara nuk i gjykova të përshtatshme. Megjithatë unë uroj që PD e aleatë të realizojnë në 25 prill rotacionin politik që mbetet absolutisht i domosdoshëm.”