Emrat që “tradhtuan” opozitën dhe u bënë pjesë e listës së PS

41

Partia Socialiste ka bërë pjesë të listës së kandidatëve për deputetë edhe disa figura të opozitës së re parlamentare. Emra të tillë si Halit Valteri, Ylli Shehu, Edmond Rushi, Vasil Sterjofski dhe Enver Roshi u bënë pjesë e Parlamentit pasi PD-LSI dogjën mandatet.

Ata ishin në listat e opozitës dhe përfituan nga mundësia për të zënë një karrige në Parlament. Pas publikimit të listës së plotë të PS, ra në sy që emrat e tyre tani janë bërë pjesë e listës socialiste, duke “tradhtuar” kështu PD-LSI.

PS ka marrë edhe përfaqësuesin e PDIU, Tahir Muhedini. Pjesë e listës së socialistëve është edhe Robert Bitri, që nga LSI kaloi te PS.