Vllaznia dhe Kukësi e mbyllin me rrjeta të paprekura, shkodranët ruajnë kryesimin

237

Vllaznia nuk shkoi dot përtej një barazimi pa gola ndaj Kukësit, në një sfidë ku pati disa mundësi shënimi, por i shpërdoroi.

Mes tyre, edhe një 11-metërsh që nuk e shndërroi dot në gol Demir Imeri, me Xhikën që grushtoi goditjen e tij.

Pas penalltisë së humbur, Kukësi mund të ndëshkonte shkodranët me Eze, por goditja e sulmuesit përfundoi jashtë për fare pak.

Kjo është ndeshja e katërt radhazi pa fitore e Vllaznisë, që vijon të kryesojë renditjen, me 42 pikë, një më shumë sesa ndjekëset Teuta dhe Laçi.