Bindja Demokratike hap fushatën, Patozi: Pas 30 vitesh, Shqipëria ka nevojë për një tjetër shkundje

32

Partia Bindja Demokratike ka hapur në Shkodër fushatën e saj zgjedhore. I pranishëm ishte lideri i saj, Astrit Patozi, si dhe koordinatori i Shkodrës Tonin Uldedaj.

Patozi shprehu bindjen që pas 30 vitesh tranzicion, “Shqipëria ka nevojë për një rishkundje. Sigurisht nuk jemi në diktaturë, sigurisht që ca gjëra të mira janë bërë në këtë vend këto vite, por kemi bërë shumë hapa pas gjithashtu. Ndaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme të kemi një ndryshim dhe unë jam i lumtur që ashtu si para 30 vjetëve ky ndryshim ka për të nisur në Shkodër”.

https://www.facebook.com/Astrit.Patozi/posts/3941522339240973

Patozi bëri dallimin që sipas tij qëndron midis BD-së dhe subjekteve të tjera politike. “Sekreti është fare i thjeshtë, ne kemi listë të hapur, ata nuk e kanë! Ata janë në ankth, po presin natën e thikave të gjata, dita që kryetari do të vendosë se kujt do i qeshi buza dhe kujt do i qajë. Ne nuk e kemi këtë ankth sepse ne e kemi listën të hapur, ne jemi të gjithë për një dhe një për të gjithë”.