Moti Sot, e dielë 7 mars 2021

253

Moti në vend për ditën e sotme pritet me vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu që prej orëve të para të 24 orëshit të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar në të gjithë territorin.

Në zonën e jugut, reshjet e shiut parashikohen deri në orët e pasdites vonë do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e stuhive dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në relievet malore të vendit në lartësitë mbi 1000 metër me kalimin e orëve reshjet do të konvertohen në reshje bore. Parashikohet mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Veriperëndim 1-10m/s, duke bërë që deti të jetë i forcës 0-1 ballë.