Ermal Meta në krye të klasifikimit edhe në natën e dytë të San Remos

92

Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta qëndron në krye të klasifikimit edhe në natën e dytë të festivalit të San Remos në Itali. Kënga “Un milione di cose da dirti”u rendit e para nga votat e orkestrës së festivalit, ndërsa e dyta Orietta Berti me “Quando ti sei innamorato” dhe të tretët Extraliscio feat. Davide Toffolo me “Bianca luce nera“.

Kjo renditje provizore u zbulua pas përfundimit të parë natës së dytë të festivalit, ndërkohë që fituesi do të përfaqësojë Italinë në Eurovizon 2021.

Festivali i San Remos regjistron këtë vit shikueshmërinë më të ulët që nga viti 2014 për shkak edhe të pandemisë.