“Kombi humbi edhe një tjetër shqiptar të madh”, Artan Hoxha ndan lajmin e trishtë

137

Ditën e djeshme ka ardhur lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të artistit të madh shqiptar, Agim Krajka. Të shumtë kanë qenë reagimet për këtë humbje të madhe. Mes tyre edhe mesazhi ngushëllues i gazetarit të njohur Artan Hoxha.

“Kombi humbi edhe një tjetër, shqiptar të madh… Faleminderit, për kënaqësinë, që na dhé!..Per muzikën, që na dhurove!..

Për trashëgiminë e jashtëzakonshme, që po u lë pas, brezave… I paharruar qofsh, Maestro Krajka…”, shkruan Hoxha në postimin e tij.