“A iu dorëzua përjetësisë”/ Kryebashkiaku socialist jep lajmin e trishtë, COVID-19 i merr jetën parakohe zyrtarit e bankierit të njohur: Zyra nuk është më e njëjtë! (EMRI+FOTO)

282

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai ka ndarë një lajm të trishtë në rrjetet sociale. COVID-19 i ka marrë jetën parakohe zyrtarit dhe ekonomistit të njohur kolonjar Agron Dake.

I shtruar prej ditësh në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, ku virusi i kishte dëmtuar 70% të mushkërive, Agroni 57-vjeçar nuk arriti të mbijetonte duke lënë pas 2 fëmijë.

“A iu dorëzua përjetësisë”/ Kryebashkiaku

“Dera nuk është më e njëjta, as zyra, e as prezenca jote, nga e cila ike mes dilemash, por kurrë me zemër. Agron Dake iu dorëzua sot përjetësisë. Luftës së vetme të së cilës nuk i doli do Zot me qetësi e profesionalizëm. Prehu në paqe Gon. Do mungosh”, shkruan kryebashkiaku Erion Isai.

“A iu dorëzua përjetësisë”/ Kryebashkiaku

Agroni ishte radhitur si një ndër financierët më të mirë dhe ka qenë drejtor banke në Ersekë, e kryetar dege i Radomit. Gjithashtu ai njihej si një piktor i talentuar dhe një njeri kurajoz e me humor të spikatur.