Një 31-vjeçarja hidhet nga ura bashkë me djalin e saj, ajo vdes, fëmija në gjendje të rëndë

268

Një ngjarje tragjike u shënua mbrëmjen e së shtunës në Itali. Një grua 31-vjeçare u hodh nga ura e Vidorit, në zonën e Treviso, teksa në duar mbante të birin, rreth 1 vjeç. Ajo u gjet e pajetë, ndërsa fëmija në kushte të rënda shëndetësore.

Viktima, e cila banonte në Vedelago, vuante nga depresioni, ndërsa raportohet se trajtohej në një qendër të specializuar.

Ajo ishte larguar nga shtëpia për të vizituar prindërit e saj në Caerano San Marco ditën kur ndodhi ngjarja.

Mirëpo, anëtarët e familjes, të cilët po e prisinin në shtëpi, u alarmuan, pasi nuk po bëhej e gjallë. Të shqetësuar, ata fillimisht telefonuan bashkëshortin e vajzës, për të zbuluar nëse ai ishte në dijeni se ku mund të gjendjes 31-vjeçarja dhe më pas lajmëruan karabinierët.

Sakaq, autoritetet italiane filluan kërkimet, ku gjetën të ndaluar pranë urës automjetin e 31-vjeçares.