Pas 25 prillit, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë

77

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se pas datës 25 prill, krimi i organizuar do të luftohet.

Deklaratën kreu i shtetit e bëri pas një takimi në Presidencë me Komisioneren Evropiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

“Një bashkëbisedim i hapur dhe i frytshëm mbi sfidat urgjente të rrugës europiane të Shqipërisë. E falenderova për mbështetjen e gjithanshme, që BE i jep vendit tonë, përfshirë parandalimin dhe menaxhimin e emigracionit të paligjshëm përmes bashkëpunimit me FRONTEX.

Theksova rëndësinë, që do të ketë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për rrugën europiane të Shqipërisë. Pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, krimi i organizuar do të marrë goditje të prerë dhe Shqipëria do të kthehet në shinat e shtetit ligjor dhe të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut. 🤝