Arjan Konomi paska jetuar në shpellë si Juli? Del fotoja që i zbulon të gjitha

251

Në programin “Për’puthen” erdhi pak ditë më parë një konkurrent i ri, i quajtur Julian Lala, i cili nxiti shumë reagime në studio për mënyrën e jetesës së tij. Ai tha publikisht se jeton në një shpellë dhe udhëton nëpër botë pa para.

Së fundmi, opinionisti i këtij programi, Arjan Konomi, ka postuar në rrjetin e tij social Instagram, një foto nga vendbanimet prehistorike të Kapadokias në Turqi, ku krahas fotos shkruante se edhe ai kishte jetuar në një shpellë.

“Kur jetoja dhe unë në një shpellë. Pa shaka. Kapadokia. Vendbanimet prehistorike”, ka shkruar në Instagram Arjan Konomi.

Nga ana tjetër, ndjekësit i janë kundërvënë moderatorit duke u shprehur në komente se Konomi po bën ironi dhe po tallet me këtë mënyrë jetese. Arsyeja që fshihet pas këtij postimi, akoma nuk është e qartë.

Në këtë postim, vihet re dhe një koment nga Juli:

“Shumë vend i bukur Kapadokia, kam qenë dhe unë atje me autostop, e qëndrova falas në një hotel që ishte brenda në shpellë (në shkëmbim që të luaja me ufo tek lokali i tyre).

Kujtojmë se Juli sapo erdhi u spikat, pasi bëri një deklaratë drejtuar Sindit që nxirri shumë polemika dhe debate në studio dhe në mbarë publikun.

 “Je si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”, ky koment i Julit në “Përputhen”, nxehu Sindin, e cila kërkoi që ky i fundit të largohej nga studio.

Arjan Konomi paska jetuar në shpellë si Juli? Del fotoja që i
Arjan Konomi paska jetuar në shpellë si Juli? Del fotoja që i