Tragjike/ Po shkonin të rregullonin një defekt, dy elektriçistët përfundojnë në lumin Drino

55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ne mesnatë duke u gdhire dita e sotme në Gjirokastër. Një automjet i OSHEE është rrëzuar në lumin Drino, perballe fshatit Lazarat. Vizion Plus meson se ne bordin e automjetit kane qene dy punonjes te OSHEE Rajoni Gjirokaster, te cilet ishin duke inspektuar zonen lindore te lugines, pasi kishte avari ne linjat e percjelljes se rrymes elektrike.

Avaria eshte konstatuar ne fshatin “Asim Zeneli” dhe per kete qellim kane shkuar per te nderhyre dy elektricistet Selfo Kallfa dhe Ismet Isaraj. Si pasoje e terrenit te keq dhe erresires, mjeti me te cilin leviznin dy punonjesit e OSHEE, ka rene ne kontakt me nje rruge te deformuar prane bregut te lumit dhe e kane pasur te pamundur per te manovruar mjetin. Ky i fundit ka rene ne rrjedhen e lumit ne thellesi nderkohe qe dy elektricistet nuk kane mundur dot te dalin.

Menjehere ne vendngjarje ka shkuar Policia e Gjirokastres se bashku me PMNZSH per te nderhyre. Mirepo per shkak te thellesise dhe motit te acarte, autoritetet vendore policore kane kerkuar nga kryeqyteti polumbare per te nxjerre automjetin dhe dy elektricistet te cilet besohet se gjenden te pajete. Situata po monitorohet deri ne nxjerrjen nga thellesia te trupave dhe automjetit te OSHEE nga kryebashkiaku i Gjirokastres Flamur Golemi, prefekti Odise Kote dhe drejtori i Policise se Gjirokastres Fatmir Hoxha.