“Si vaj Borshi, ekstra i virgjër”/ Juli ka dy fjalë për Sindin pas skandalit në Për’puthen

363

Deklarata e Julit në puntatën e së hënës në Për’puthen ka shkaktuar reagime të forta në rrjet dhe jo vetëm. Juli tha në studio se mamaja i kishte thënë se Sindi është “Si vaj Borshi, ekstra i virgjër”.

Mirëpo, kjo nuk u prit mirë nga Sindi, e cila ju kthye me tone të ashpra: : “Ky është koment seksist, mbylle gojën, mos guxo t’i bësh më këto komente para një femre. Atë vajin e Borshit ta tregoj unë ty. More vesh?! Bëni komente seksiste! Kërko falje”.

Pas skandalit që ndodhi në studio ku Sindi e nxehur tentoi edhe të godiste Mevlanin, ajo dhe Juli u pezulluan nga programi për një afat të pacaktuar.

Ndërkohë Juli ka reaguar me një postim në Instagram ku shprehet se nuk kishte asnjë qëllim të keq ndaj Sindit.

“Për mua kaq qe i gjithë diskutimi: Më tha për mamanë, i thashë për vajin, qeshi, qesha. Aq. Fund! Çdo gjë tjetër ishte kot”, shkruhet në postimin e Julit.

“Si vaj Borshi, ekstra i virgjër"/ Juli ka dy fjalë