Hyn në fuqi ora policore/ Shqipëria “kyçet” pas orës 20:00

220

Hyn në fuqi ora policore. Kjo masë kufizuese e njoftuar dje nga Komiteti i Ekspertëve do të qëndrojë në fuqi për një periudhë dy javore, deri më 25 shkurt. Ndalimi i qarkullimit do të nisë nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit.

Sipas Komitetit të Ekspertëve, dy javët e ardhshme do të përcaktojnë nëse në përfundim të kësaj periudhe do të ketë shtim apo lehtësim të kufizimeve në vijim.