Ja 10 futbollistët që shpërdoruan talentin

233

Në periudha të ndryshme ishin yje, por ato u zbehën shpejt. Premtonin shumë, por jepnin më të keqen. Janë talentet e shpërdoruar, futbollistë me një potencial të madh lojë që mbeti i tillë. 

“France Football” i ka renditur njërin pas tjetrit dhe surprizat nuk mungojnë. Mbreti i kampionëve që e kanë shpërdoruar talentin e tyre, sipas revistës prestigjioze franceze që jep çdo vit edhe Topin e Artë, është Antonio Cassano.

“A mund të flitet për të një talent të çuar dëm për një që ka fituar Serie A, La Liga-n dhe ka shënuar 150 gola, një prej të cilëve ishte në finalen e Euro 2012? Po, nëse flitet për Antonio Cassano-n”, – shkruan France Football.

Megjithatë, Fantantonio është vetëm maja e ajsbergut: janë të shumtë talentet e pastër që e kanë shpërdoruar talentin e tyre. Podiumi kompletohet nga ish-bad boy i Lazio-s, Paul Paul Gascoigne, dhe Stan Bowles, lojtari me numrin më të madh të ndeshjeve me QPR në vitet ’70. Ka edhe shumë të tjerë, mes të cilëve Dimitar Berbatov e Adriano.

RENDITJA

Antonio Cassano

Paul Gascoigne

Stan Bowles

Antonio Angelillo

Dimitar Berbatov

Rashidi Yekini

Mario Basler

Nicolas Anelka

Andy van der Meijde

Adriano