Moti Sot, e shtunë 6 shkurt 2021

219

Moti parashikohet i kthjellët në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash në relievet malore.

Parashikohet mjegull e dendur e mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe sipërfaqet ujore.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 5-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe ato luginore, era do të fryjë me shpejtësi intensive dhe rrahje deri në 25-30 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 6 deri 7 ballë.