Horoskopi Sot, e shtunë 6 shkurt 2021

287

Dashi

Vijon një gjendje e përgjithshme nervozizmi, por kjo e shtunë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e mëparshme. Duhet të mundoheni të bëni qartësi në zemrën tuaj dhe mos u fiksoni pas gjërave të kota. Ditët më të mira për dashurinë do të jenë në fundjavë. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur.

Demi

Kjo e shtunë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të
ndikimit të Hënës dhe Venusit. Ju pret një periudhë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm.

Binjakët

Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm. Duhet të mundoheni që të gjeni një zgjidhje lidhur me disa vështirësi në fushën profesionale, duke lënë pas shpine disa situata të së kaluarës, të cilat janë të pamundura për tu zgjidhur.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite streha e dashurisë dhe raportet me të tjerët do ju nervozojnë.
Parashikohet që të gjeni një zgjidhje të frytshme, lidhur me një situatë të vështirë që keni kaluar.

Luani

Kjo e shtunë nuk do të jetë në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet që të keni probleme shëndetësore. Po ashtu do të haseni me vështirësi edhe në familje dhe në punë. Këshillohet që të bëni një reflektim të gjatë.

Virgjëresha

Kjo është një ditë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet një e shtunë mjaft pozitive sa i takon sferës profesionale, ku do të merrni disa konfirmime mjaft të rëndësishme.

Peshorja

Do të ndjeni nevojë të madhe për tu përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve të rëndësishme në sferën profesionale. Duhet të përpiqeni të rigjeni qetësinë edhe nga pikëpamja sentimentale dhe familjare.

Akrepi

Kjo ditë do të ketë rikuperim të ndjeshëm gjatë kësaj të shtune, ku yjet do të kenë një ndikim mjaft pozitiv. Pas disa ditësh vërtetë të rënda, do të arrini që të rigjeni
entuziazmin dhe dëshirën për të dashuruar. Pikërisht sa i takon dashurisë, ka ardhur momenti që të ktheni faqe dhe të lini pas krahëve historitë e përfunduara.

Shigjetari

Parashikohet një ditë aspak nën ritmin e duhur. Madje do të përjetoni një gjendje tensioni dhe nervozizmi, ndoshta për shkak të përgjigjeve që prisni, por që vonojnë të vijnë. Raportet ndërpersonale parashikohen mjaft të komplikuara. Do të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë, para se të përfshiheni në projekte të reja.

Bricjapi

Kjo e shtunë do të jetë mjaft interesante sa i takon mundësive profesionale. Do të merrni më shumë konfirmime dhe suksese, lidhur me lidhje dhe projekte që ju interesojnë. Sa i takon ndjenjave, rikuperimi do të ndodhë vetëm në fundjavë.

Ujori

Edhe pse kjo është një javë mjaft pozitive, e enjtja nuk do të jetë aspak e favorshme, sidomos sa i takon financave. Mundohuni që të shtrëngoni dorën dhe të mos bëni shpenzime të kota. Dashuria do të jetë në ekuilibër, por duhet ti kushtoni më shumë rëndësi.

Peshqit

Ndikimi tranzit i Hënës, do të jetë një element force për të lindurit e kësaj shenje. Kjo e shtunë parashikon një ndikim mjaft të favorshëm të yjeve në sferën profesionale, pavarësisht një situate familjare dhe sentimentale të komplikuar që keni kaluar së fundmi.