Moti Sot, e premte 5 shkurt 2021

103

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash në ultësirën perëndimore si dhe i vranët në relievet malore.

Në zonat malore do të ketë reshje dëbore të herëpashershme dhe të dobëta deri mesatare përgjatë gjithë ditës. Mjegull e dendur e mjegullinë për shkak të reshjeve të dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Verilindje 5-15 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre dhe ato luginore era do të fryjë me shpejtësi intensive dhe rrahje deri në 25-30 m/s, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 6 deri 7 ballë.