Sherr mes dy personash, njëri prej tyre plagoset me kaçavidë në kurriz.

92

Një sherr mes dy personash u regjistrua mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen 18 në Korçë.

I plagosuri është Emiljan Torollari, i cili ndodhet në spital për të marrë mjekim.

Autori është identifikuar si shtetasi Thanas Saqellari, i cili u kap pak orë pas ngjarjes.

Ngjarja ndodhi për motive banale ku fillimisht 2 shtetasit kanë qenë në banesë dhe më pas konflikti u krijua në rrugë ku dhe autori e ka plagosur Torollarin me kaçavidë pas shpine.