Rrëfehet e moshuara që u dhunua nga 16 vjeçarja: Më futën duart në fyt…

47

64 vjeçarja që ra pre e një grabitjeje në Lushnje rrëfeu ngjarjen sesi ndodhi. Ajo tregoi për mediat se dëgjoi trokitje në derë dhe kur e hapi, pa një 16 vjeçare që hiqej si e sëmurë. Kjo e fundit i kërkoi një gotë ujë dhe kur e moshuara u kthye, i hodhi sprajt në fytyrë dhe e dhunoi. Më pas, ajo e kyçi të moshuarën në dhomë.

 “Siç i re derës ti dhe unë dola. Aman më tha se jam lodhur, jam sëmurë tha. Mundësisht një gotë ujë. Posi jo i thashë unë. I dhashë ujin. Futi duart në xhepa. Pa marrë gotën më drejtoi sprain, më kapën duart e më futën duart në fyt, më tërhoqën zvarrë, më çuan tek dhoma. Hidhnin valixhet, thashë çfarë po kërkojnë. I thashë çfarë kërkon, as të njoh e as më njeh, pastaj ikën se si duket i thërriti dikush”, rrëfeu e moshuara.

Pasi e mbylli në dhomë, ajo e ka nisur kontrollet në shtëpi për të marrë çfarë të gjente sende me vlerë. Pas disa minutash vajza 16-vjeçare është larguar nga banesa duke e lënë të mbyllur në dhomë të moshuarën. Kjo e fundit ka thyer xhamin e dritares duke kërkuar ndihmë. 16 vjeçarja tentoi të grabisë shtëpinë e të moshuarës në bashkëpunim me 18 vjeçarin Julian Kiptiu.