Drejtuesi humbet kontrollin, merr para 4 makina të tjera, drejtuesi largohet dhe lë pasagjerin të plagosur në vendngjarje.

65

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat. Një makinë tip BMW ka humbur kontrollin dhe ka marrë para 4 automjete të tjera që ishin të parkuara në rrugë.

Drejtuesi i mjetit BMW me targa AA 838 UD, Ervis Domaxeti pasi pasidentit është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë duke lënë pasagjerin që kishte me vete të plagosur në vendin ngjarjes. Nga aksidenti ka mbetur i plagosur shtetasi Eri Ilia, 38-vjeç, i cili ishte pasagjer në makinë tip BMW. Ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia e madhe duke bërë që drejtuesi të humbasë kontrollin. Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Uznovë në afërsi të Spitalit të Beratit.