Me sapun apo me shampo, cila është mënyra më e mirë e pastrimit të lëkurës?

77

Sipas Huffington Post, “sapuni ka veti që, bashkë me papastërtitë, të largojë edhe yndyrën e trupit, gjatë kohës që bie në kontakt me ujin. Lëkura e krahëve dhe e këmbëve nuk kanë shumë yndyrë në përgjithësi, kështu që duke i pastruar me sapun, e bën lëkurën e tyre mjaft të thatë e të ashpër. Më pak të ndjeshme janë pjesët e tjera të lëkurës, të cilat kanë më tepër yndyrë, por gjithsesi kjo zgjedhje është edhe në varësi të tipit të lëkurës.”

Kështu, një këshhillë që jep një dermatologe (Cynthia Bailey) në Kaliforninë e Veriut, është: “Minimizoni sapunin për lëkurën ose përdoreni atë vetëm në pjesët e lëkurës që kanë yndyrë: fytyra, dekolteja, sqetullat, vithet, por jo në pjesë të tjera të trupit. Nëse keni një lekurë të thatë, e mira është ta shmangni përdorimin e sapunit”, – thotë Dr. Bailey.

Testoje një herë këtë teori në zonat me yndyrë dhe provo rezultatin.