Humb jetën në aksident 19 vjeçari shqiptar në Itali.

227

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 19 vjeçari shqiptar në Itali i cili është identifikuar nga mediat vendase si Mateo Skënderi.

Aksidenti ka ndodhur në zonën e Riminit, ku 19 vjeçari, i cili drejtonte një automjet tip Opel Corsaka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në pjesën ku punonin disa punonjës të mirëmbajtjes së aksit rrugor.

I riu shqiptar ka humbur jetën, ndërsa të plagosur kanë mbetur tre punonjësit. Ata janë dërguar me urgjencë në spital me plagë të rënda. Policia italiane është duke punuar për të gjetur shkaqet e aksidentit.