Generda tregon çfarë i ka thënë Saimiri veçmas.

123

Gjatë një intervistë për programin “Daily Love Story”, Generda ka rrëfyer se cila ka qenë fjala më romantike që Saimiri i ka thënë asaj veçmas.

“Gjëja që më pëlqeu është që më tha se i dukem vajzë e vërtetë, kjo më bën të ndihem shumë mirë”, -u shpreh ajo.

Ndërsa si një nga momentet më të bukura me Saimirin, Generda ka veçuar takimin e kësaj jave.

“Takimi i kësaj jave, sepse ka qenë një nga takimet më funny dhe romantik nga të gjithë. Kam pasur një eksperiencë të re, kam bërë ski për herë të parë.”

E pyetur për marrëdhëniet me vajzat e tjera, ajo theksoi se nuk ka ardhur për shoqëri, por për Saimirin. Megjithatë, shprehu dëshirën që në finale të kishte me vete edhe Redonën, sepse për të është një vajzë shumë e sinqertë.