“Më mirë martohu”. Albi Nako sqaron pas ‘ofendimit’ ndaj konkurrentes.

110

Koreografi Albi Nako ka bërë një sqarim lidhur me komentin që bëri ditën e djeshme për konkurrente 40 vjeçare të emisionit Just Dance. Për Top Albania Radio ai tha se me konkurrenten Bela njihej prej 20 vitesh si dhe punojnë së bashku.

Nako shtoi se e gjitha ishte një dialog i dakordësuar midis të dyve ku u diskutua mosha e saj. Mirëpo, shumë personazhe publike e konsideruan komentin e koreografit si ofenduese ndaj ai ka reaguar.

E vërteta është që unë dhe Bela kemi 20 vite njohje, Bela punon me mua dhe Akademinë e Dansit. Bela u fut në program nëpërmjet meje. E vërteta është që e gjitha që u tha është një dialog i dakordësuar mes meje dhe Belës, për ti bërë një promo asaj vajze që ska patur mbështetje nga rrethi i artit. Sigurisht është e faktuar sepse përderisa kam krijuar një imazh të tillë në kaq vite karrierë sjam i lojtur të shkatërroj imazhin me një batutë. Pse çfarë i thashë unë Belës? Ajo që një performancë e ndërtuar nga unë. I thashë që personazhi që ti solle është fiks si nga Planeti i Majmunëve.

Majmuni është kafshë e dashur, po e ngacmove bëhet agresive. E gjitha u mirëprit si reagim në spektakël por mua smë vajti mendja se do të kishte një keqkuptim kaq të madh. Kur unë them ishte e stisur ishte e stisur. Kur unë me Belën thamë unë do të them kështu ti do të thuash kështu. Duhet të themi diçka që tek publiku do të tingëllojë shëmtuar që tek publiku të bëjë jehonë.