Debat i fortë mes Frrok Çupit dhe Çlirim Gjatës: Kujt i bërtet ti, mos më bëj…

131

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD Çlirim Gjata ka debatuar ashpër me Frrok Çupin mbrëmjen e sotme në emisionin Open në Top Channel, për përgjimet e antimafias në Italia mbi Ndragehtën.

Gjata tha përgjimet e Italisë janë bindëse dhe implikojnë drejtpërdrejtë krerët e shtetit në Shqipëri. Por ndërkohë ndërhyri Frrok Çupi duke shkaktuar debat mes të dyve.

“Po prit tani mos më ndërhy se unë stë pengova,” iu kundërpërgjigj Gjata.

“Kujt i bërtet ti, mos na bëj arrogantin,” tha Çupi.

Analisti Frrok Cupi hodhi poshtë argumentet e Gjatës, duke thënë se në këto përgjime nuk ka asgjë konkrete.

Një popull që edhe tre budallëqet e italianëve ti marrim si shkencë. Është një zarf që nuk ka cështje. Duhet të ketë një cështje për një kauz. Duhet të kesh njerëz për të thënë je fajtor nuk ka njerëz nuk ka dëme dhe nuk ka shifra.

Duhet të kesh akuzues po nuk ka dhe nuk ka të akuzuar. Nuk ekziston. Është një kulm i një cështje që një shoqëri e përmirësuar duhet ti japë fund. Sapo thonë një fjalë në Itali. Kto janë bishta të mafias, tha Çupi.