Mposhti Covid-19, mediat italiane shkruajnë për shqiptaren 101 vjeçare.

114

Media italian “UdineToday” i ka kushtuar një artikull Bajame Goxhabelli.

Bajame Goxhabelli jeton në Tricesimo dhe ka 101 vjet, shtatë fëmijë, 15 nipër e mbesa dhe mbesa pasi ishte pozitive për Covid, ajo kurrë nuk ka mundur të largohet nga shtëpia, thuhet në artikull.

Mbesa e saj, Esmeralda në prononcim për “UdineToday” u shprehë se gjyshja është në gjendje të mirë fizike dhe mendore.

Gjyshja jonë 101 vjeçare i mbijetoi Covidit për momentin është në shëndet të mirë fizik dhe mendor, madje kujton emrat e stërnipërve të saj, thotë Esmeralda.

Gjyshja Goxhabelli i pati disa vështirësi gjatë sëmundjes por arriti të mposhtë këtë virus.