Moti Sot, e hënë 25 janar 2021

59

Moti parashikohet mot me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në zonën e qendrës dhe atë të jugut ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Mjegullinë e përkohëshme përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore në orët e mëngjesit si dhe përgjatë orëve me shi. Në zonën e Alpeve reshje të dobta dëbore. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi 1-1 m/s përgjatë vijës bregdetare me shpejtësi deri në 15 m/s. Valëzimi i forcës 1 deri 3 në brigjet e Jonit.