RENEA aksion blic në Nikël të Fushë-Krujës, kontroll në disa banesa të personave me rekorde kriminale

97

Një aksion blic i forcave të RENEA-s është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të enjtes në Nikël të Fushë-Krujës, zonë e krehur edhe herë të tjera nga policia për shkak të personave me rekorde kriminale.

Lajmi bëhet i ditur për “News24” nga gazetarja Klodiana Lala. Referuar burimeve policore ajo bëri të ditur se policia ka kryer kontrolle në disa banesa të personave me rekorde kriminale.

Mësohet gjithashtu se e gjithë Nikla është mbajtur në shtetrrethim për disa orë. Nuk bëhet ende me dije se në kërkim të kujt ishin forcat RENEA dhe nëse e kanë kapur objektivin e tyre.