Disiplina gjobit Partizanin dhe Bylis

71

Komisioni i Disiplinës në FSHF është mbledhur dhe ka marrë në shqyrtim ndeshjet e zhvilluara të javës së 15-të, ndërsa duhet theksuar se është dënuar trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan me dy ndeshje, ndërsa klubi i Bylisit me 100,000 lekë gjobë.

Ndërkohë që e ka pësuar edhe Partizani me gjobë pas derbit me Tiranën, ndërsa klubi i kuq duhet që të dëmshpërblejë edhe dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në “Elbasan Arena”.

Nga sa duket edhe pse ka pasur tifozë, apo incidentet në fusha të tjera, duket se Komisioni i Disiplinës është marrë vetëm me Bylisin dhe Partizanin. Ja vendimet e sotme të Disiplinës…

1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

4. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.