Partizani fiton derbin dhe i jep goditjen fatale Tiranës

227

Derbi i kryeqytetit i takon Partizanit. Të kuqtë mposhtën Tiranën në “Elbasan Arena” me rezultatin minimal 1-0.

Fitorja e Partizanit u përcaktua që në pesë minutat e parë të lojës, me golin e vetëm të shënuar nga Eraldo Çinari.

Me këtë triumf, Partizani i ka dhënë “goditjen fatale” kampionëve të Tiranës, duke i nxjerrë nga gara për titull, teksa të kuqtë janë vënë në ndjekje të kryesuesve të Vllaznisë. Tirana është 15 pikë larg Vllaznisë dhe 6 larg Partizanit.