Moti Sot, e enjte 21 janar 2021

226

Moti parashikohet me alternime vranësirash në mëngjes dhe më pas do të mbizotërojë mot i kthjellët.

Në zonat malore gjatë mëngjesit e mbrëmjes do të ketë ngrica. Mjegulla e mjegullina e përkohshme do të shfaqet përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore. Në zonat malore mjegulla e mjegullina do të jetë e ngrirë në mëngjes e mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare në mëngjes dhe pasdite. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.