Bota në krizë, por këta janë miliarderët që u pasuruan edhe më shumë gjatë pandemisë së Covid-19

242

Teksa COVID-19 shkatërroi vendin, mbylli bizneset dhe bëri që gati mijëra amerikanë të dilnin të papunë, të pasurit “kanë përfituar” dhe kanë arritur të mbushin xhepat e tyre. Me një fjalë, të pasurit janë bërë edhe më të pasur, ndërsa të varfërit edhe më të varfër.

Falë performancës së lartë në treg, miliarderët më të pasur amerikanë kanë rritur fitimet e tyre neto në mënyrë dramatike, në një kohë kur amerikanët vazhdojnë të humbasin vendet e punës çdo ditë.

Nga fundi i marsit deri në dhjetor 2020, miliarderët e përfshirë në këtë listë rritën pasurinë e tyre mesatarisht me 57%.

Kjo ka kuptim duke marrë parasysh vitin që Musk ka pasur. Vlera e tregut e Tesla-s është rritur përgjatë vitit 2020 dhe vlerësimi afatgjatë i SpaceX u dyfishua pasi bëri disa hapa përpara në industrinë e hapësirës private.

Jeff Bezos pa rritjen e dytë më të lartë në pasurinë neto me një rritje prej 74 miliardë dollarësh. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që çmimi i aksioneve të Amazon është rritur 69% që nga fillimi i vitit 2020.

Por Amazon nuk ka qenë e vetmja kompani, Nike dhe të tjerë gjithashtu kanë parë një rritje të konsiderueshme në shitjet online edhe këtë vit.