Moti Sot, e hënë 18 janar 2021

243

Moti do të nisë i kthjellët, prej orëve të mesditës e kryesisht ato të pasdites, do të
ketë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

Në orët e vona të mbrëmjes përgjatë vijës bregdetare reshje shiu me intensitet të ulët. Përgjatë luginave të lumenjve e pranë sipërfaqeve ujore prani e mjegullës së dendur e mjegullinës. Gjatë mëngjesit e mbrëmjes në zonat malore e lokalisht deri në zonat e ulëta ngrica.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e lehtë e përgjatë vijës bregdetare
mesatare deri në mesditë.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë.