Yuri Kim sfidon të ftohtin e Tiranës, ecje, muzikë dhe gështenja

91

Pavarsisht temperaturave të ulëta, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka shfrytëzuar maksimalisht të dielën.

Ashtu sikurse njofton përmes Instagramit, kryediplomatja amerikane, ka zgjedhur qendrën e kryeqytetit dhe zonën e Liqenit, për të shëtitur me miqtë dhe për të takuar disa qytetarë.

Po ashtu, ajo nuk ka harruar të përkujtojë 553 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Ambasadorja është treguar e kujdesshme dhe ka respektuar rregullat për frenimin e pandemisë, duke mbajtur maskën, teksa është ndalur te një shitës gështenjash dhe tek një i ri që performonte muzikë në rrugë.