Shejti Laik e “Kriptokatolik” i Kosoves ne oborrin e tempullit te Zotit

654

Madheshtia e Presidentit Rugova bahet e perbotshme me vendosjen e shtatores se tij ne oborrin e Katedrales te Kosoves per ndertimin e te ciles ai u investue ne menyre te paepun. Fjalimi me rastin e vendosjes se gurethemelit te ndertimit te Katedrales Katolike te Kosoves prej Presidentit Rugova, edhe pse i kompromentuem rande ne fizik per shkak te avancimit te semundjes, sintetizon krejt rrugetimin dhe amanetin e tij per te ardhmen dhe vlerat esenciale qe duhet te jene ne themel te Republikes se Kosoves.

Ky njiri i Zotit, e kuptoi se duhen rivitalizue rrajet katolike te tokes martire kosovare dhe kete akt te guximshem e bani tue respektue me delikatese bashkqytetaret e tij, nji pjese e mire e te cileve nuk e kishin fuqine me germue te e shkuemja e tyne. U lidh natyrshem me Papen e Romes, fotografia me te cilin ne zyren e Presidentit Rugova, ezorcizonte djallzine e mbjedhun ne Kosove e kjo miqesi e vecante u ba shkas qe Kosova te fitoje lirine me ndihmen e vendeve te kshtena perendimore.

Rugova, mbas Luigj Gurakuqit, asht modeli ma i mire i politikanit ne trojet shqiptare dhe frymezim per nji politike jo relativiste ne vlerat e saj autentike por te besueshme e te brumosun me ndershmeni e dashni per qytetaret e vet si dhe korrektesi te kristalte me kundershtarin. Kosovaret shquhen ne perceptim si atdhetar te medhej qe vendosin ne plan te pare kombin e ne fakt ky realitet asht i vertet per sa kohe kombi perjetohet si nostalgji e pavetedijshme per rrajet e tyne te aferta katolike.

Ibrahim Rugova jetoi si katolik gjithmone ne sjellje e parime dhe e kuptoi ma mire se te gjithe se kombi nuk asht gja tjeter vecse se feja e Krishtit e jetueme ne nji porcion te caktuem te rruzullit tokesor me disa elemente kulturor, gjuhesor e etnik te perbashket, ne krye te cileve qendron si kolant katolicizmi shqiptar. Prandaj, binomi fe e atdhe ne rastin shqiptar, duhet lexue natyrshem e thjesht si nji nji sinonim faktik per pjesen katolike e sinonim ideal per pjesen tjeter shqiptare, edhe pse mazhoritare, e cila asht fort e katalizueme prej shembullit te jetes se Presidentit Rugova per me ba kthesen e madhe ne kete drejtim e mos me ndej ne limbin qe i ka diktue padrejtesisht pushtuesi otoman.

Shtatorja e Ibrahim Rugova në Prishtinë

Nga Nest ZEFI