E pazakontë / Gruaja nxjerr shëtitje burrin duke e tërhequr si qen me zinxhir në qafë, gjobitet nga policia

298

Një grua në Kanada është gjobitur nga policia pasi ka dalë shëtitje me të dashurin e saj duke thyer masat e marra gjatë pandemisë.

Shumë vende në botë po i rikthehen bllokimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Por gruaja nga Kanadaja ka gjetur një mënyrë mjaft të çuditshme për të thyer rregullat. Ajo ishte mjaft e dëshpëruar dhe kishte dëshirë për ta parë partnerin dhe për këtë arsye mori riskun e madh për ta takuar në orarin kur njerëzit e kanë të ndaluar të dalin nga shtëpia.

Në Quebec, Kanada, aktualisht ka një shtetrrethim katër-javor. Banorët nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre pas orës 20:00 deri në orën 5 të mëngjesit.

Ka disa përjashtime të kuptueshme, për shembull njerëzit që janë në një punë apo kafshët shtëpiake duke i shëtitur në këmbë.

Gruaja i vuri një zinxhir partnerit të saj dhe filloi ta shëtiste nëpër rrugë si qen. Gazeta lokale “La Tribune” raporton se ajo u gjobit pasi u ndalua në King Street East në Sherbrooke, duke ecur me partnerin e saj të lidhur me një zinxhir.

Gruaja u shpjegua para policisë se ajo kishte dalë jashtë për të shëtitur qenin e saj. Por, kjo gënjeshtër nuk funksionoi për policët të cilët i vunë gjobë.

Isabelle Gendron, nga Departamenti i Policisë Sherbrooke u shpreh se çifti nuk bashkëpunoi aspak me policinë.

Zonja pohoi se nuk do të paguante gjobën. Komentet në rrjetet sociale për këtë gjest kanë qenë të shumta dhe ngjarja ka bërë bujë.