E rëndë/ Kamioni përplas makinën në Rrugën e Kombit, dyshohet për viktima

38

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e kësaj të enjteje në Rrugën e Kombit.

Një automjet është përplasur me një kamion. Nga përplasja e rëndë e mjeteve në këtë segment rrugor, dyshohet se kanë humbur jetën 4 persona, anëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.

I plagosur, dyshohet se ka mbetur edhe një fëmijë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje.

Vijon…