Tmerr / 9 të plagosur nga përplasja e furgonit të pasagjëve

62

Dalin në dritë detaje të reja mbi aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji mbrëmjen e kësaj të diele.

Policia bën të ditur se një mjet tip “Volksëagen”,  është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Deri tani raportohen pesë persona të plagosur nga ana e policisë, por burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në spital kanë kërkuar ndihme në spitalin rajonal të Elbasanit 9 persona. Të paktën dy prej tyre janë në gjëndje të rëndë.

Vendi ku ka ndodhur aksident është një zonë në hyrje të qytetit, afër një qëndre tregtare ku mungon plotësisht ndricimi.

Dyshohet se shkak I përplasjes mund te jete bere shpejtesia dhe parakalimi i gabuar.

Nga pamjet e Vizion Plus duket qartë dëmtimi I rëndë që kanë marrë të dyja mjetet, e vecanërisht makina tip Golf.

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volksëagen”,  është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes  janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit  të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volksëagen”  shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D.,   ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.