Policët po e shoqëronin t’i merrnin shenjat e gishtave, si u arratis i riu nga komisariati (EMRI)

74

Zbulohen detaje të tjera nga arratisja e 30-vjeçarit Riljon Lala këtë të hënë.

I riu ja doli t’ja mbathë nga komisariati numër një në Tiranë, duke përfituar nga një moment qetësie.

Ai po shoqërohej nga dy efektivë policie që do ta dërgonin për t’i marrë shenjat e gishtave.

Më pas Riljon Lala do të dërgohej në Gjykatën e Tiranës për të mësuar masën e sigurisë.

Riljon Lala u prangos dy ditë më parë për armëmbajtje pa leje në zonën e Ali Demit.