Forma e hundës tregon personalitetin tuaj; Ja cilat janë të gjitha karakteristikat për ju

735

Pak kohë më parë, pasi kreu një studim gjithëpërfshirës, një studiues zbuloi se ka 14 lloje të ndryshme hundësh rreth Evropës dhe Mesdheut. Ja cfarë thonë për personalitetin tuaj këto forma dhe lloje hundësh sipas Bright side:

Hunda romake: Njerëzit me këtë lloj hunde të zgjatur, me një majë të pjerrët, janë të guximshëm dhe kanë aftësinë për të marrë vendime dhe për të menduar qartë në jetë. Ata janë gjithashtu njerëz shumë ambiciozë.

Hunda e shkurtër: Një hundë e shkurtër zakonisht gjendet tek njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët. Ata shpesh shprehin mendime që nuk janë përfundimtare ose janë shumë të ngushta. Ata kanë një farë dashurie për lirinë, por mund të jenë edhe xhelozë.

Hundë shqiponja: shpesh tregon se një person është strategjik. Është gjithashtu një shenjë e një personi që është sipërmarrës dhe ka shumë prirje mendore, si dhe shumë qëndrueshmëri.

Hunda greke: Njerëzit me hundë të drejtë kanë tendencë të mendojnë qartë dhe të jenë tolerantë. Ata janë këmbëngulës në atë që synojnë të bëjnë dhe konsiderohen të besueshëm.

Hunda e harkuar: është e zakonshme tek njerëzit që aspirojnë të arrijnë sukses. Gratë që kanë hundë me harl mund të shkëlqejnë në arsim dhe mund të zhvillojnë një instinkt të fortë për të gjetur mundësi të mira biznesi.