Histori prekëse/ I moshuari i vetmuar telefonon policët për të ngritur një dolli për Krishtlindje

98

Një histori e veçantë për Krishtlindje. Një i moshuar, Malavolti Fiorenzo ishte i vetmuar këtë Krishtlindje. 94-vjeçari telefonoi policët dhe i ftoi të ngrinin një dolli së bashku.

“Përshëndetje, emri im është Malavolti Fiorenzo, jam 94 vjeç dhe jam vetëm në shtëpi, nuk më mungon asgjë, më duhet vetëm një person fizik me të cilin të ngre një dolli për Krishtlindje. Nëse do të kishte një polic në dispozicion, dhjetë minuta të vini të më shihni sepse jam vetëm…”, tha ai.

Menjëherë dy policë shkuan në shtëpinë e të moshuarit që po i priste. Fiorenzo u prek kur i pa dhe i mirëpriti me një dolli të ngrohtë për Krishtlindje. Ai u tregoi anekdota, bënë edhe një video-telefonatë me të afërmit e të moshuarit për të ndarë me ta momentet e gëzimit.