Koronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.

90

6 humbje jete janë regjistruar këtë të mërkurë nga koronavirusi. Ndërsa, janë identifikuar 503 raste të reja pozitive, nga 2210 testime të kryera.

Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetare nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetare nga Tropoja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 37-83 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 169 raste në Tiranë, 27 në Shkodër, 26 në Vlorë, nga 23 raste në Durrës, Sarandë, 20 në Fier, 18 në Lezhë, 17 në Kurbin, 16 në Lushnje, 14 në Kukës, 13 në Kavajë, 12 në Elbasan, nga 10 raste në Krujë, Peqin, nga 9 raste në Korçë, Berat, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Gjirokastër, nga 6 raste në Tropojë, Delvinë, nga 5 raste në Has, Dibër, Skrapar, nga 4 raste në Rrogozhinë, Gramsh, Shijak, Kuçovë, Maliq, nga 3 raste në Mat, Klos, nga 2 raste në Devoll, Librazhd, Kamëz, Përmet, Cerrik, Dropull, nga 1 rast në Pukë, Pogradec, Tepelenë, Ura Vajgurore, Fushe Arrëz, Kolonjë, Patos.”

Në 24 orët e fundit janë shëruar 550 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 29,799 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 337 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Që prej fillimit të pandemisë, në total kanë humbur jetën  1117 qytetarë shqiptarë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   13000

Fier        1607

Shkodër  1309

Durrës    1274

Vlorë     1077

Korçë     1008

Elbasan   906

Berat      883

Lezhë     875

Gjirokastër  527

Kukës    502

Dibër 433

Covid19