Zyrtare! Zbulohet partia që do drejtojë Tom Doshi në zgjedhjet e 25 prillit

305

Deputeti i Shkodrës ka marrë sërish drejtimin e PSD-së me shumicë votash.

Lajmi është konfirmuar nga miqtë e tij në rrjetet socaile, me të cilëve edhe sekretari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Vaut të Dejës, Agron Ceka.

“Zyrtarisht Deputeti Tom Doshi behet Kryetar i Partis Socialdemokrate te Shqiperise. Objektivat e DEPUTETIT DOSHI jane: 2 Mandate ne Qarkun Shkoder, 1 Mandat ne Qarkun Tirane!

I uroj suksese gjigandit superdeputetit te Veriut Tom Doshi.Shpresojme qe mandatin e ardhshem PSD te jete percaktuese ne qeverine e re 2021-2025 per te bere realitet gjitha premtimet, sepse Tom Doshi eshte malesor dhe burre i beses. Te gjithe e njohin per bamiresite e tij qe ka bere ne gjithe Shqiperine keto 25 vitet e fundit,” shkruan Ceka në rrjetin social ‘Facebook’.