Mimi Kodheli e raportoi si aksident! Artan Hoxha zbulon detaje tronditëse nga vrasja e Majorit Sokol Feka: Ai u qëllua! Ishte hera e tetë që e bënte atë ‘rrugë’

122

Gazetari Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje ngjarjen e bujshme ku piloti shqiptar Sokol Feka humbi jetën, teksa helikopteri që ai drejtonte nga Maroku në Spanjë kishte një ngarkesë prej 1 ton kanabis.

Hoxha zbuloi se Feka është qëlluar për vdekje në Spanjë dhe nuk vdiq aksidentalisht, ashtu siç u raportua asokohe edhe nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Gazetari shtoi se në momentin e ekzekutimit, në helikopterin e drejtuar prej tij gjendej 1 ton drogë, teksa theksoi se Guardia Civile në Spanjë deklaronte në atë kohë se ishte hera e tetë që dëshironin ta kapnin Fekën, por ishte shumë i zoti.

“Ne kemi specialistë për këtë punë. Ne jemi problematike sepse po eksportojmë tashmë edhe fuqi punëtore. Edhe në Angli që e bëjnë me llampa. Grupet shqiptarë janë ekspertë në trafikun e kokainës në Spanjë. Kemi vrasje në Spanjë, në Brazil, se atje po merremi me kokainën. Edhe në Belgjikë, aty janë portet ku zbarkon kokaina. Kjo e Spanjë ka filluar pas vitit 2014, ata që nuk gjetën dot marrëveshje, shkuan emigrant. Ai atje atë punë do të bëjë, e dini sa skafistë nga Vlora kanë shkuar në Alicante? Në atë zonë që as vetë policia nuk të rekomandon që të shkosh atje. Në vitin 2015, me 1 ton kanabis nga Maroku në Malaga të Spanjës. Zyrtarisht ai duhet të ishte në Londër për tu trajnuar. Edhe trafikantët i kishin blerë pikërisht helikopterin që donte ai. E di si shkoi kjo histori? U tha se nisi hetimi, u ndalua një major, etj…dhe më pas gjithçka u mbyll. Ai po trafikonte drogë kur duhet të ishte duke u trajnuar. Guardia Civile e Spanjës thoshte që ishte hera e tetë që e bënte atë gjë dhe nuk e kapnin dot, ishte i aftë, fluturonte ulët dhe nuk e kapnin radarët. Aty kishte kanabis dhe çokollatë marokene. Thanë që ishte aksident, por ai u qëllua atje. Ishte pilot shumë i zoti. Fakt është që ai u qëllua atje,” tha Artan Hoxha.